Pasi lançoi projektin më të ri muzikor “Boll u bo tu vujt”, moderatorja Luana Vjollca vendosi që suksesin e këngës t’a shijojë nga një vend i huaj. Së bashku me motrat, Lirën dhe Marinën, ajo u nis drejt Austrisë, ku kaloi disa ditë mjaft të këndshme në dëborë duke bërë ski.
Mirëpo, relaksi i saj nuk ka mbaruar me kaq, pasi ditën e sotme ajo ka treguar se ka udhëtuar drejt një tjetër destinacioni. Në Instastoryn e saj, Luana ka publikuar një video ku tregon se ka shkuar në plazh në mes të shkurtit.
Në pamjet e filmuara dallohet plazhi tropikal plot diell dhe palma që me siguri i ka futur zilinë të gjithëve.
“Nga bora në det”, shkruan Luana krahas postimit, duke e shoqëruar me një emoji me sytë me zemra.