MËSOJINI TANI/ Ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga ulcera në stomak – AlpeGossip
MËSOJINI TANI/ Ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga ulcera në stomak

MËSOJINI TANI/ Ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga ulcera në stomak

Ngrënia e ushqimeve të gabuara kur keni ulçër  të stomakut mund të shoqërohet me dhimbje të mprehta barku, urth, të vjella dhe fryrje ! Këto janë disa nga simptomat që nuk vendosin seriozisht në rrezik shëndetin tuaj, prandaj është e rëndësishme të mbani një regjim të rregullt nëse vuani nga ky problem shëndetësor.

Përpos ushqimeve që përkeqësojnë gjendjen, ka disa ushqime që janë shumë të mira për të shmangur simptomat e ulçerës së stomakut.

Frutat që nuk janë acidike

Duhet të shmangni frutat acidike, pasi konsumimi i tyre vetëm do ta përkeqësojë problemin. Disa nga frutat që duhet të përfshini në dietën tuaj janë bananet, rrushi, molla, dardha, manaferrat, avokadot dhe pjeprat.

Mjalti

Përveç të qenit shumë i ëmbël dhe ushqyes, mjalti gjithashtu ka veti antibakteriale. Kjo është arsyeja pse mjalti mund të jetë shumë i mirë në shërimin e ulçerës së stomakut, problem që shkaktohet nga bakteret H. pylori.

Perimet e familjes së lakrës

Lulelakra, brokoli, lakra e brukselit, kale etj janë të mbushura me squfur, një mineral që ka veti antibakteriale dhe detoksifikuese. Duke shtuar këto perime në dietën tuaj mund të ndihmojë në elemimin e  baktereve përgjegjëse për ulcerën  në stomak si dhe nxisin shumimin e baktereve të mira në zorrë.

Kos që përmban kultura aktive

Duke folur për bakteret e mira, rritja e numrit të këtyre mikrobeve në bark është e mirë për ju nëse keni ulçer në stomak. Një nga burimet më të mira të këtyre mikroorganizmave miqësore është kosi. Bakteret e gjalla mund të ndihmojnë në luftimin e H. pylori dhe përshpejtimin e shërimit të ulcerës.

Proteina dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë

Ju duhet të rritni konsumin e proteinave për të ndihmuar në shërimin e  ulcerave që shkaktojnë dhimbje. Mishi është një nga burimet më të mira të proteinave , megjithëse ju duhet të zgjedhni mish viçi dhe mish derri, pule pa lëkurë dhe gjeldeti për të kufizuar marrjen e yndyrës, gjë që mund të shkaktojë ulçer të stomakut. Bulmeti  është gjithashtu një burim i shkëlqyer i proteinave, edhe pse duhet të keni kujdes në zgjedhjen e produkteve, sepse duhet të jenë pa yndyrë.