“MERRNI SHEMBULL NGA UNË”/ Oriola Marashi: Ja dola e vetme, pa mbështetjen e askujt – AlpeGossip
“MERRNI SHEMBULL NGA UNË”/ Oriola Marashi: Ja dola e vetme, pa mbështetjen e askujt

“MERRNI SHEMBULL NGA UNË”/ Oriola Marashi: Ja dola e vetme, pa mbështetjen e askujt

Ajo është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, e cila ka arritur që të punojë edhe me marka ndërkombëtare. Është fjala për Oriola Marashin, që së fundmi ka treguar se nuk ka qenë e lehtë për të në punën e saj.

Modelja seksi ka zbuluar se të bëhej modele e “Guess” nuk ka qenë e lehtë, pasi është përballur me bërryla dhe ka pasur shumë vuajtje e lodhje.

“Goca merrni shembull nga unë”/ Rrëfehet modelja seksi: Ja

Por pavarësisht të gjitha vështirësive, Oriola nuk është dorëzuar në asnjë moment. Si pasojë, bukuroshja zeshkane ka shtuar se “është shembull konkret” që nuk duhet dorëzuar përballë sfidave.

Së fundmi, Marashi ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët i kanë bërë pyetje të shumta e të ndryshme, pasi duan që të dinë sa më shumë rreth saj.

“Goca merrni shembull nga unë”/ Rrëfehet modelja seksi: Ja

Teksa u pyet ‘a mirëpaguhet modelingu në Shqipëri”, ajo u shpreh se “nuk qahet”, ndërsa theksoi se “se është një vajzë që ia ka dalë e vetme, pa mbështetjen e askujt”.

“Nuk mund të qahem. Unë kam standardin tim dhe me brande-t që kam punuar në Shqipëri para se të arrija të depërtoja jashtë vendit kanë qenë goxha të mira për një vajzë që punon dhe ia del e vetme pa mbështetjen e askujt. Kështu që goca: Puna dhe vetvetja nuk të lënë asnjëherë në baltë.

Mos u mendoni që u zgjova një ditë të bëra dhe u bëra modele e Guess. Kam pasur shumë vuajtje, lodhje dhe bërryla për të arritur këtu. Por nuk u ndala kurrë. Unë jam shembulli konkret”, u shpreh modelja seksi.