E THOTË HAPUR/ Arjola Demiri: Kam 6 vjet pa burrë, nëse lidhem prapë do e mbaj jashtë pragut të shtëpisë – AlpeGossip
E THOTË HAPUR/ Arjola Demiri: Kam 6 vjet pa burrë, nëse lidhem prapë do e mbaj jashtë pragut të shtëpisë

E THOTË HAPUR/ Arjola Demiri: Kam 6 vjet pa burrë, nëse lidhem prapë do e mbaj jashtë pragut të shtëpisë

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer në “Big Brother VIP” historinë e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin. Artistja ka thënë se e ka falur për gjashtë vite tradhtinë e tij, por erdhi një moment që nuk duronte më dhe u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët.

Demiri ka zbuluar gjithashtu se ka abortuar dy binjakë, sepse marrëdhënia mes saj dhe ish-partnerit nuk ishte e mirë e madje ka pranuar publikisht se ai e dhunonte fizikisht. Edhe pse kanë kaluar disa vite dhe Arjola ende po lufton për të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, ajo nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie.

Ditën e djeshme, gjatë lojës së sinqeritetit, Arjola u pyet nga Einxhel: “Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”.

“Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende.

Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po”,- u përgjigj Arjola, duke lënë të kuptohet se tashmë nuk kërkon më marrëdhënie serioze.