PAMJET/ Brenda vilës së re super moderne të Almedës dhe Tolgahanit – AlpeGossip
PAMJET/ Brenda vilës së re super moderne të Almedës dhe Tolgahanit

PAMJET/ Brenda vilës së re super moderne të Almedës dhe Tolgahanit

Çifti shumë i njohur dhe i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Almeda është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe disa muaj më parë ata bënë të ditur se fëmija i parë i tyre do të jetë djalë.

Që në nëntor të vitit të kaluar, Almeda dhe Tolgahan nisën përgatitjet për zgjerimin e familjes dhe blenë një vilë gjigante ku do të presin fëmijën e tyre.

Vila 4- katëshe ndodhet në qytetin e Stambollit dhe i ka kushtuar çiftit plot 4 milionë e 500 mijë lira turke. Shtëpia ka një pishinë që mund të shfrytëzohet edhe gjatë dimrit, një kopsht të madh dhe një palestër private.

Së fundmi, Almeda ka ndarë me ndjekësit në Instastory pamje nga vila luksoze e çiftit. Ajo ka fotografuar njërin kënd të dhomës së ndenjes, ku shohim kolltuqet ngjyrë gri, pikturën e madhe në mur dhe njërën faqe të murit me xham, i cili i jep më shumë dritë dhe hapësirë dhomës.