KUR NËNAT BËHEN “BISHA”/ Vip-at që u mbrojtën publikisht nga prindërit: Nga Viola Spiro tek Ermal Meta – AlpeGossip
KUR NËNAT BËHEN “BISHA”/ Vip-at që u mbrojtën publikisht nga prindërit: Nga Viola Spiro tek Ermal Meta

KUR NËNAT BËHEN “BISHA”/ Vip-at që u mbrojtën publikisht nga prindërit: Nga Viola Spiro tek Ermal Meta

Nuk është hera e  parë që një personazh i njohur të përflitet në media  dhe të sulmohet nga ndjekësit. Pasi kthehen në qendër të vëmendjes dhe paragjykohen duket se prindërit nuk rrinë “duar kryq” por hidhen në sulm.

Ndonjëherë zgjedhin të dalin me deklarata në emisione dhe  disa e japin mbështetjen në rrjete sociale.

AlpeNews.al ju njeh me disa nga prindërit dhe deklaratat e tyre të gjata për të mbojtur fëmijën.

Ermal Meta

Mamaja e tij, e kontaktuar nga ”Jo Vetëm Modë”, zonja Mira Borova tregoi versionin e saj të historisë dhe në vazhdimësi të komentit të fundit të Ermalit, gjithçka është fantazi e mediave shqiptare.

Gazetat shqiptare të mbajnë një përgjegjësi të madhe për fantazitë që përdorin dhe ne jemi shumë të prekur nga kjo gjë në vend të jemi të lumtur. Edhe i ati i Ermalit do gëzonte ndryshe po të mos shkruheshin të gjitha budallallëqet që janë shkruar. Duhet të mendoni që sot që Ermali është 36-vjeç, domethënë burrë, ai s’ka nevojë të flasë për gjëra të tilla. Keni futur në zjarr dhe keni ngritur mure midis dy familjeve normale që bëjnë një jetë tepër normale. Fati e donte të ndaheshim dhe çdonjëri nga ne ka familjen e tij. Mendoni se sa të lënduar janë fëmijët e tij sot që nuk hyjnë fare në këtë çështje, që ne nuk kemi ftuar njeri të na e zgjidhë. Jam shumë e indinjuar nga gazetarët shqiptarë pasi një fitore e tillë që nuk është vetëm e Ermalit është kthyer në një polemikë për babanë e dhunshëm… Ermali nuk ka folur asnjëherë për dhunë pasi e para nuk flet për gjëra personale, e dyta nuk flet për persona që nuk janë prezent. Edukata e tij nuk ia lejon dhe ju ma merr mendja e keni konstatuar këtë”

Kejsi Mejdini

Kejsi Mejdini, vajza e këngëtarit të njohur Sabiani publikon shpesh në rrjete sociale foto mjaft provokuese. Këngëtari i është përgjigjur komentueses e cila i e ka quajtur të bijën plakushe.

“te plasi zemra ka edhe keshtu ske ci ben kujdes ke princesha ime se del me humbje”

Oriola Marashi

Duke qenë një nga modelet më bukuroshe e më seksi shqiptare, edhe Oriola Marashi është përfolur shumë se mund të ketë kryer operacione plastike.Megjithatë modelja nuk i ka vënë shumë mend thashethemeve dhe nuk ka reaguar asnjëherë. Por a ka vërtet ajo operacione?

Të vërtetën e ka zbuluar mamaja e Oriolës e cila në një intervistë u shpreh se Oriola nuk ka bërë asnjëherë operacione plastike.

“Oriola nuk ka bërë asnjëherë operacion plastik sepse nuk e ka pasur të domosdoshme. Nëse do e ketë të domosdoshme, mbase një ditë mund të bëjë”

Viola Spiro

Lajmi i është shpërndarë në mediat italiane dhe ato shqiptare, për arrestimin e të dashurit të moderatores së njohur të ekranit Viola Spiro, solli një reagim të ashpër  në atë kohë edhe të mamasë së Violës, Brunilda Spiro e cila ka shpërthyer në “facebook”.

Ktheni pasqyrën nga vetja! Larg gjuhet e liga nga vajzat e mia! Nëse do mundesha, do ju thyeja gishtat, ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë, do ju shkurtoja gjuhën dhe kjo mizori do më falej nga e drejta e mëmësisë. Njësoj si klloçka, që i nxjerr sytë gjithkujt, që ngacmon zogjtë e saj. I kërkoj falje vajzës, që nuk mundem ta mbroj, kur e njoh shumë mirë dhe është vajza që do donte çdo nënë. E bukur natyralisht, inteligjente, e dashur dhe thjesht si gjithë njerëzit e kësaj kohe dhe bote, që po humb ekuilibrin, përpiqet të mbijetojë me punën e saj, me nder, pa u bërë pre e presioneve të asnjë drejtuesi. I kërkoj falje që nuk ia mbroj dot dashurinë e saj, që po ia kthejnë në pazar lekësh, se dashuria e saj është dashuri. i kërkoj falje që nuk e mbroj dot dhe nuk jam pranë saj, sot që ka nevoje dhe nuk ia fshij dot lotët” 

AlpeNews.al