E KRITIKUAN PËR BAMIRËSINË/ Reagon ashpër Capital T: Njerëz të ligë… (FOTO) – AlpeGossip
E KRITIKUAN PËR BAMIRËSINË/ Reagon ashpër Capital T: Njerëz të ligë… (FOTO)

E KRITIKUAN PËR BAMIRËSINË/ Reagon ashpër Capital T: Njerëz të ligë… (FOTO)

Këtë fundvit, reperi i njohur Capital T tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veprat e tij humanitare në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve në nevojë. Ai dhuroi 5 shtëpi për të varfërit dhe u dërgoi dhurata fëmijëve jetimë.

Megjithatë, ka nga ata persona të cilët e kanë kritikuar Kapon për këto veprime. Për këtë arsye, reperi ka reaguar në Instastoryn e tij, duke i quajtur njerëz të ligë dhe ka deklaruar se s’ka ndërmend të ndalet, pasi është i ndërgjegjshëm që kjo që po bën është vepra më e mirë.

“Për krej ata njerëz të ligë që ju pengon bamirësia ime dhe ata të cilët kanë shpirt të shajnë humanitetin e çfarëdolloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt.

Kur ju pengon edhe humaniteti, paramendo sa shumë ju pengon suksesi im. Sidoqoftë aksionet nuk kanë për t’u ndalur, qentë lehin, karvani ecën.

Zemra dhe qëllimet e pastra gjithminë fitojnë.”- ka shkruar Capital T në postimin në Instastory.