RRUSH I THATË I ZHYTUR NË UJË/ Mësoni përfitimet që i sjell trupit tuaj ky kombinim – AlpeGossip
RRUSH I THATË I ZHYTUR NË UJË/ Mësoni përfitimet që i sjell trupit tuaj ky kombinim

RRUSH I THATË I ZHYTUR NË UJË/ Mësoni përfitimet që i sjell trupit tuaj ky kombinim

Rrushi i thatë është i pasur me vitamina, fibra, minerale. Ky frut i thatë është i rekomanduar dhe nga mjekët. Së fundmi po qarkullon një metodë e re e zhytjes së rrushit të thatë në ujë.  Uji i shkrin të gjitha mineralet dhe lëndët ushqyese të rrushit dhe lëkurës së tij, duke rritur vetitë shëndetësore të këtij rrushi të fuqishëm.

Këto janë disa nga vetitë e këtij kombinimi:

Mëlçia juaj dhe zorrët do t’i heqin qafe toksinat më lehtë

Uji i rrushit të thatë është përdorur për pastrimin e mëlçisë dhe zorrëve për një kohë të gjatë. Në këtë frut të thatë gjendet një sasi e madhe e antioksidantëve dhe fibrave të dietave. Antioksidantët ndihmojnë mëlçinë të kryejë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e tyre.

Do t’ju shtohet energjia

Shkencëtarët dhe ekspertët e sportit besojnë se uji i rrushit të thatë mund të jetë një zëvendësues i mirë i çdo pije energjike. Uji i rrushit të thatë mund t’ju japë energji në mëngjes, ose mund ta konsumoni kur keni stërvitje të fuqishme.

Niveli juaj i kolesterolit do të ulet dhe presioni i gjakut do të stabilizohet

Studimet kanë treguar se rrushi i thatë është shumë i pasur me fibra, kalium, antioksidantë në krahasim me ushqime të tjera të zakonshme. Konsumimi i ujit të rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar dhe redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.