I riu nga Tirana bën NDRYSHIMIN drastik për një vajzë: Me 125 kg nuk e bëja dot për vete… (VIDEO) - AlpeGossip
I riu nga Tirana bën NDRYSHIMIN drastik për një vajzë: Me 125 kg nuk e bëja dot për vete… (VIDEO)

I riu nga Tirana bën NDRYSHIMIN drastik për një vajzë: Me 125 kg nuk e bëja dot për vete… (VIDEO)

Me një bindje absolute se mund t’i realizojë të gjitha qëllimet që mund t’i vërë vetes, Gert Zenelaj ndryshoi katërcipërisht jetën e tij.

Në moshën 18-vjeçare, ai u nis drejt Italisë për një jetë më të mirë, ku provoi një sërë profesionesh si pastiçier, hidraulik apo bojaxhi, por kjo nuk ishte jeta që ai dëshironte. Ai vendosi të nisë studimet për Juridik dhe shkëlqeu si një nga studentët më të mirë.

Gjatë studimeve u dashurua pas një vajze dhe i vuri vetes një tjetër qëllim… Me 125 kilogramët e tij nuk arrinte dot ta bënte për vete. Brenda një viti, ai i vuri qëllim vetes që të dobësohej dhe nga 125 kilogramë, ai arriti në 85.

Megjithatë, disa gjëra nuk arrihen vetëm me punë dhe vullnet, rasti i tij kishte nevojë për një “Doktor Plastik”. Ai u paraqit në klinikën “Da Vinçi” me kërkesën për t’iu nënshtruar ndërhyrjes së abdomenoplastikës.

“Unë jam Gert Zenelaj nga Tirana. Ndërhyrja që do të bëj është një eliminim i dhjamit të tepërt në bark dhe tërheqje të lëkurës. Kur kam qenë fëmijë kam qenë shumë aktiv, udhëtonim shumë bashkë me prindërit dhe bënim pushime shpesh. Në moshën 10-11 vjeçare kalova një sëmundje dhe që atëherë fillova të shëndoshem. Për dy vite u bëra obez. Në moshën 18-vjeçare vendosa të emigroj në Itali, jo për arsye ekonomike. Gjatë studimeve u njoha me një vajzë italiane dhe më pëlqente shumë. I kërkoja që të dilnim, por ajo më shmangej duke më thënë një herë po, pastaj jo. Fillova të mendoja se nuk i pëlqeja fizikisht dhe kjo më bëri të nis një sfidë me veten për t’i treguar asaj që mund t’ia arrija qëllimit për të humbur peshë. Nisa të vrapoj bashkë me një shok. Ishte një vuajte shumë e madhe të vrapoja në atë gjendje. Në fillim nuk pata rezultate, më vinte të qaja. Kisha filluar të kujdesesha për dietën time dhe për dy muaj rashë 10 kilogramë. Kur nisa vrapin qëllimi im ishte të shkoja 90 kilogramë nga 115 që kisha. Fizionomia e trupit tim filloi të ndryshojë dhe vajzat filluan të më venë re më shumë dhe ajo vajza për të cilën fillova vrapin u harrua”.

“Tani që jam kthyer në Shqipëri eksploroj këto vendet nga Liqeni Artificial dhe rrugën për në Dajt. Edhe pse tani mund të futem tek trupat sportivë, ka diçka që më mundon. Pasi humba 35 kilogramë nisi t’më varej lëkura dhe mendoj se kjo nuk mund të hiqet ndryshe, përveçse me liftin apo abdomenoplastikë. Ndryshe nga kur fillova vrapin, tani qëllimi im ka ndryshuar dhe dua t’i pëlqej vetes time”, rrëfeu Gerti.

Por vetëm pak minuta përpara se të futej në operacion, 35-vjeçari kërkoi të tërhiqej, duke thënë se nuk donte ta kryente operacionin. Megjithatë ai ndryshoi sërish mendim.

“Pata një hezitim, shkatërrova gjithçka. Por bëra disa llogari me veten dhe vendosa të vazhdoj. U futa në sallë dhe dola, kaq mbaj mend. Jam shumë i kënaqur me rezultatin”, përfundoi Gerti.