Këtë vit ‘Miss Globe’ do të organizohet në Shqipëri dhe tashmë përgatitjet kanë nisur. ‘Deliart Association’ është organizues i eventit më të rëndësishëm të bukurisë për vitin 2018. Tashmë bukuroshet nga mbarë globi janë në Shqipëri dhe janë vendosur në qytetin e Durrësit.
Në një intervistë për ‘Lartë e Poshtë’ nga Eraldo Rexho u zbuluan detajet e organizimit, ndër to edhe prezantuesja e spektaklit, e cila do të jetë Soni Malaj. Këngëtarja e njohur do t’i rikthehet prezantimit me konkursin e bukurisë që do të mbahet shumë shpejt. Në intervistën për emisionin në fjalë ajo zbuloi se është shumë e lumtur për këtë rikthim dhe e ka mirëpritur ftesën me kënaqësi. “Është sfiduese sepse duke qenë një spektakël i nivelit ndërkombëtar do të më duhet të flas në pesë gjuhë atë ditë shqip, anglisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Do të më testohet aftësia për të folur mirë në gjuhët përkatëse. Por e kam me shumë pasion dhe mendoj se do ja dal. Prej kohësh kam dashur që të drejtohem sa më shumë drejt prezantimit të show-t televiziv dhe të mos njihem vetëm si këngëtare”,-ka rrëfyer Soni. Kujtojmë se finalja e ‘Miss Globe’ do të mbahet më 21 tetor në Amfiteatrin e Tiranës.