U BË NËNË 55 VJEÇ/ Brigitte Nielsen në formë sikur nuk ka lindur ndonëjherë (FOTO) - AlpeGossip
U BË NËNË 55 VJEÇ/ Brigitte Nielsen në formë sikur nuk ka lindur ndonëjherë (FOTO)

U BË NËNË 55 VJEÇ/ Brigitte Nielsen në formë sikur nuk ka lindur ndonëjherë (FOTO)

Brigitte Nielsen është pikasur në Milano këtë fundjavë dhe është fotografuar nga paparazët teksa ecte rrugëve të qytetit italian me vajzën e vogël Frida dhe bashkëshortin e saj 40-vjeçar Mattia Dessi.

Aktorja daneze 55-vjeçare kishte veshur një pulovër të kuqe me një flutur gjigande përpara dhe një palë pantallona të zeza teksa dukej mjaft komode në shëtitjen e saj.

Ylli i Hollywood dallohej prej flokët karakteristikë ngjyrë platin, ndërsa shëtiste të sigurtë e të paekspozuar vogëlushen Frida, me bashkëshortin që i qëndronte gjithë kohës pranë.

Brigitte mirëpriti në jetë fëmijën e saj të pestë në qershor pas një beteje të gjatë 10-vjeçare me procedurat e fertilizimit in vitro dhe ka folur edhe për lehtësimin që ndjeu kur mori vesh se pas një odiseje të gjatë arriti të mbeste shtatzënë sërish.

Në një intervistë dhënë për “The Guardian” aktorja shpjegoi se ndihmën më të madhe në këtë rrugëtim të vështirë e kishte pasur nga partneri i saj 15 vite më i ri falë të cilit kishte mundur të ecte përpara. “Ti je nën ndikimin e shumë ilaçeve. Është shumë e kushtueshme. Hormonet do të bëjnë punën e tyre ndryshe në gra të ndryshme. Ti gjithmonë mendon se ke mbetur shtatzënë, por në shumicën e rastëve të vjen një telefonatë që të thotë “Më vjen keq, jo” dhe kjo është shkatërruese”, u shpreh Nielson.

Brigitte u këshillua nga doktori të mos e fliste me asskënd shtatzëninë e saj deri në javën e 27 e madje nuk ja dha lajmin as mamasë së saj. Ajo është nënë edhe e 4 fëmijëve të tjerë nga martesat e mëpashme.