Greta Koçi nuk ndalet/ Pas politikës këngëtarja i dedikohet një tjetër profesioni (FOTO) – AlpeGossip
Greta Koçi nuk ndalet/ Pas politikës këngëtarja i dedikohet një tjetër profesioni (FOTO)

Greta Koçi nuk ndalet/ Pas politikës këngëtarja i dedikohet një tjetër profesioni (FOTO)

Greta Koçi e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ka zbuluar se tanimë është bërë edhe mësuese. Këngëtarja jep leksione me pagesë, për të rinjtë që duan të mësojnë sekretet e këndimit LIVE.

“U bërë edhe zysh? Po merr shtrenjtë?” – e pyet moderatori Ermal Mamaqi.

“Jo jo, është shumë e përballueshme” -tregoi duke buzëqeshur Greta Koçi.

Ndër të tjera, ajo nuk la pa kujtuar edhe periudhën që mbajti postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”. – tregoi Greta Koçi.

Këngëtarja shpjegoi se zgjodhi të shkëputej nga politika, pasi vendosi t’i dedikohej tërësisht muzikës.