“KUSH I KA VETULLAT…”/ Arbenita bëri që fansat të zgjidhnin mes saj dhe Feros, por rezultati nuk është ai që prisnim – AlpeGossip
“KUSH I KA VETULLAT…”/ Arbenita bëri që fansat të zgjidhnin mes saj dhe Feros, por rezultati nuk është ai që prisnim

“KUSH I KA VETULLAT…”/ Arbenita bëri që fansat të zgjidhnin mes saj dhe Feros, por rezultati nuk është ai që prisnim

Fero dhe Arbenita janë ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, që pavarësisht ulje-ngritjeve të marrëdhënies, ia kanë dalë të jenë bashkë.

Pasi e kaluan karantinën të ndarë, çifti duket se është ribashkuar dhe shpesh ndajnë me fansat foto e video të lezetshme nga koha që kalojnë së bashku.

Ditën e djeshme me një selfie ku shfaqeshin të dy, modelja i pyeti fansat se kush i ka vetullat më të bukura dhe sot na prezantoi me rezultatin.

Kë zgjodhën fansat do thoni ju.. Epo as ne nuk e prisnim po sipas ndjekësve të Arbenitës vetullat më të bukur i ka Fero.

“Vërtetë”- ka shkruar e habitur sipër fotos Arbenita.

Epo shijet janë subjektive.

Së fundmi, modelja u bë kryefjala e mediave për shkak të disa fotove të ndërhyrjeve në fytyrë, të cilat i publikoi një klinikë në Rusi. (Lexo këtu)

Arbenita i mohoi këto lajme, duke u shprehur se ishte lodhur nga gjithë këto shpifje për të.