Chrissy Teigen dhe John Legend mund të duket sikur janë çifti perfekt, por edhe të famshmit kanë të njëjtat probleme si ne, e një ndër to është edhe xhelozia. Dhe pikërisht për këtë të fundit, Teigen na rrëfeu një histori tejet të veçantë. Ajo tregoi se u bë tmerrësisht xheloze për John Legend, gjatë xhirimeve të klipit “Green Light”, që u publikua 10 vite më parë.
“Një fakt plot humor: U bëra xheloze e sëmurë kur vizitova sheshxhirimin e klipit dhe u solla si budallaqe përpara një tufe me njërëz” – shkruante ajo.
Mesa duket, të pranishmit në sheshxhirim po tentonin të zemëronin Teigen dhe duket se ja arritën.
“Gjithçka nisi me mikun tonë, i cili nuk reshte së treguari sesa të BUKURAAAAA janë vajzat atje. Dhe në fakt, ashtu ishin. Ata po përpiqeshin të më bënin xheloze dhe në fakt ja arritën. Kur po shikoja monitorin me të pranishmit dikush tha ‘oooooooo shikoje atë vajzën me John 0000’ dhe vrapova ta shihja se ç’po ndodhte! Oh, ai ishte në telashe. Mos harroni se unë dhe John u takuam në sheshxhirim. Unë e di si funksionon kjo dreq pune” – shkruante Teigen në Twitter.
Por historia nuk mbaron me kaq, pasi Chrissy i surprizoi të gjithë me veprimin e saj.
“Ai ndoshta qeshi me diçka që ajo tha. Por mendja ime bluante shumë më shumë. Dhe pas disa prekjesh dhe buzëqeshjesh me të dhe unë e humba. Zemërimi u kthye në lot, e më pas u largova nga grupi dhe nisa të kërkoj një dhomë hoteli. Regjisori (ALAN FERGUSON!) u habit. Madje, të gjithë mbetën me gojë hapur. Me pak fjalë, isha vetëm 22 vjeç” – tregoi modelja.
Më herët, nëna e dy fëmijëve Miles dhe Luna, është shprehur se nga repertori i bashkëshortit të saj John Legend nuk duron dot këngën “Green Light” dhe sot u zbulua edhe arsyeja përse ka lindur kjo “urrejtje e madhe”.