“SI DY PIKA UJI”/ Nëna e Seldit qenka “versioni” femër i këngëtarit (FOTO) – AlpeGossip
“SI DY PIKA UJI”/ Nëna e Seldit qenka “versioni” femër i këngëtarit (FOTO)

“SI DY PIKA UJI”/ Nëna e Seldit qenka “versioni” femër i këngëtarit (FOTO)

Për çdo mashkull, nëna është dashuria e parë dhe e fundit.

Kjo shprehje vlen edhe për Seldi Qalliun, i cili na ka prezantuar me mbretëreshën e tij.

Sot këngëtari ka publikuar një foto të së ëmës, ku tregohet fare qartë sesa shumë ngjajnë.

Buzëqeshja dhe sytë janë ato që Seldi ka trashëguar nga nëna e tij.

“Mbretëresha ime”, shkruan këngëtari shoqëruar me një emoji zemre.

Seldi pritet të publikojë së shpejti projektin e ri muzikor me Keisin.

Ai ka qenë pjesë e “Dance With Me “, bashkë me Rashel Kolanecin deri të hënën e kaluar, ndërsa tani pritet t’i rikthehet muzikës fuqishëm.