PASI U PËRFOL SE ISHTE GAY/ Muç Nano zbulon të vërtetën: Jam i qet dhe…(VIDEO) – AlpeGossip
PASI U PËRFOL SE ISHTE GAY/ Muç Nano zbulon të vërtetën: Jam i qet dhe…(VIDEO)

PASI U PËRFOL SE ISHTE GAY/ Muç Nano zbulon të vërtetën: Jam i qet dhe…(VIDEO)

Mustafa Nano sqaron sërish copëzën e “Nuk ka kurva në këtë botë” që i bëri të gjithë të mendojnë se është gay. Në shfaqjen one man show në teatër, Mustafa Nano tha se e provoi për herë të parë me një djalë të quajtur Mariglen nga Kuçova. 1+1=2 dhe të gjithë dolën në përfundimin se në mos gay, Nano lundron nëpër ato ujëra.

“Unë në show them të vërtetat e mia që janë vetëm të miat dhe të askujt tjetër. Kjo historia e Mariglenit ishte vetëm për show,” tha Nano mbrëmë në “Opinion.” Ndërsa lajmet që pasuan deklaratën e monologut, Nano i quan “efekt të ortekut mediatik”

“Në Shqipëri u ka hije të merren me këtë gjë. E kanë shumë qejf këtë temën e homoseksualitetit. Të flasësh për seksin në Shqipëri, mbetet tabu. Vazhdojnë ta bëjnë, por nuk duan të flasin për të,” vijon ai.

Po kështu, një javë më parë në “Provokacija,” gazetari e nisi emisionin me deklaratën në vijim: “Nuk e di cili portal ishte i pari, por nuk më ha meraku për këtë gjë. Sepse nuk fyhem nëse më quajnë gay. Nuk më fyejnë hiç fare. Madje, po ju them një gëj: me mendjen që kam, sikur të isha gay, do ta thoja publikisht këtë gjë. E do ta thoja sepse kështu do të ndihesha më i qetë. Këtë nuk kam se si ta di. Madje kam frikë se nuk do të isha më i qetë. Nuk ka se si të jesh më i qetë në Shqipëri nëse je gay i deklaruar.

Unë do ta thoja publikisht këtë gjë për një arsye tjetër. Do ta thoja për t’u prishur qetësinë një pjese shqiptarësh që në fakt janë me mijëra, ndoshta qindra mijëra, ndoshta më shumë, e që i kap tartakuti, apo që bëjnë sikur i kap tartakuti, përballë një gay. Do ta thoja publikisht kët ëgjë për të sfiduar një pjesë të shoqërisë shqiptare. Dhe përsëris, nuk do të ishte çliruese apo shpërblyese për mua.

Nuk janë gay-t problemi juaj, mirëpo po ta kuptonit këtë gjë nuk do të ishit barbarë. Nuk janë gay-t problemi i Shqipërisë. Dhe jo sepse janë pak. Edhe sikur të ishin të shumtë në numër, problemi ynë s’do të ishin kurrsesi ata. Kurrsesi. Nuk kish se si. Në doni ta dini, problemi i Shqipërisë jeni ju. Dhe jo sepse urreni gay-t, por sepse mendjen e keni të vogël dhe të mbyllur, si brenda një korace, blinde, kasaforte.”