PAS 7 VITESH MARTESË/ Aktori i famshëm turk divorcohet nga bashkëshortja 20 vite më e re – AlpeGossip
PAS 7 VITESH MARTESË/ Aktori i famshëm turk divorcohet nga bashkëshortja 20 vite më e re

PAS 7 VITESH MARTESË/ Aktori i famshëm turk divorcohet nga bashkëshortja 20 vite më e re

Aktori i njohur turk Necati Şaşmaz i cili njihet gjerësisht nga publiku shqiptar, por jo vetëm, si Polat Alemdar, i cili ka aktruar në serialin “Lugina e Ujqërve”, i ka dhënë fund martesës së tij 7-vjeçare me bashkëshorten Nagehan Kasikci.

“CNN Turk” raporton se shkaku i ndarjes nuk është bërë ende i ditur.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik në media avokati i aktorit, i cili është shprehur se pavarësisht përpjekjeve të shumta për të shpëtuar martesën e tyre, nuk ja ka dalë.

“Meqenëse nuk ka një palë të tretë në mes, divorci ishte më i thjeshtë. Unë u përpoqa shumë që të shpëtoja martesën e tyre, por ishte e pamundur”,- mësohet të ketë thënë ai.

Necati dhe Nagehan e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2012 në një ceremoni private në Turqi.

Një ndër arsyet që mund të ketë çuar në divorc thuhet se është diferenca e tyre prej 20 vitesh në moshë.