Marina Vjollca, e dashuruar pas këtij produkti grimi të HARRUAR (FOTO) – AlpeGossip
Marina Vjollca, e dashuruar pas këtij produkti grimi të HARRUAR (FOTO)

Marina Vjollca, e dashuruar pas këtij produkti grimi të HARRUAR (FOTO)

Është një nga produktet e grimit më të rëndësishme për femrat. Nga ata që bëjnë ndryshimin menjëherë. Megjithatë kohët e fundit duket se është lënë pak në hije.

Buzëkuqi është ndoshta miku më i mirë i një femre, i lehtë për t’u mbajtur me vete, i aftë për të sjellë ndryshim, ai nuk mund të dalë kurrë nga moda…Megjithatë vajzat e ekranit, që përcaktojnë tendencat, këto kohë kanë nisur të orientohen drejt fryrjes së buzëve me mënyra të ndryshme sesa drejt nuancave të buzëkuqëve dhe u mjafton një shkëlqyes apo një buzëkuq neutral për buzët e plota.

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Loja me ngjyrat duket si një fushë e mbetur pa lojtaret që i japin gjallëri, por ka ende nga ato që e luajnë këto lojë, vajza me buzë natyrale që ndryshojnë ngjyrën e buzëve sipas veshjes apo ditës…Marina Vjollca është një nga ato.

♉️ kush eshte Dem ketu🙌🏼? A eshte shenja me e mire?😬 #taurus

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Në fotot e moderatores simpatike, sheh që ajo e zotëron shumë mirë artin e buzëkuqit…Të kuqe, vishnje, me nuanca rozë ose bezhë, vjollcë, me shkëlqim ose pa, të çelëta ose të errëta…duket se Marina e ka gjithmonë me vete një buzëkuq që i vë vulën e stilit pamjes së biondes…

Si ju kam yje?

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Duket si një lojë e harruar, si një fantazi e papërdorur ngjyrash, në kohën e zgjidhjeve artificiale të buzëve të fryra e të mbuluara me ngjyra neutrale, që sjell gëzim.