Bleona Qerreti njihet për karakterin e saj impulsiv dhe për këtë arsye ja del gjithnjë të jetë pjesë e lajmeve rozë.
Pak më parë një fans kishte komentuar në foton e Bleonës diçka që ajo nuk e pëlqeu dhe padyshim këngëtarja i ktheu përgjigje tepër të ashpër në mënyrë që ai ta kuptonte që nuk kishte vepruar mirë.
Bisedën në komente ajo e publikoi gjithashtu dhe në storyn e saj në Instagram duke e bërë çështjen më publike dhe të madhe.
Mesa duket ndjekësi pasi ka parë emrin e tij në storyn e Bleonës, është penduar për çfarë ka bërë. Ai i ka kërkuar falje dhe i është lutur këngëtares që ta fshij postimin.
Por edhe pas kësaj, Bleona nuk ka pranuar ta heqi foton nga story i Instagramit duke i thënë që ky duhet të shërbejë si një shëmbull për të gjithë.
Pas kësaj, ajo ka menduar një zgjidhje tjetër. Bleona ka vendosur të pyesi të gjithë fansat e saj nëse ajo duhet t’ja fshijë postimin apo jo.
Le të presim për vendimin e fansave.
/AlpeGossip.al