NUK FLET ME NITËN/ Diola zbulon për herë të parë arsyen e krisjes së miqësisës – AlpeGossip
NUK FLET ME NITËN/ Diola zbulon për herë të parë arsyen e krisjes së miqësisës

NUK FLET ME NITËN/ Diola zbulon për herë të parë arsyen e krisjes së miqësisës

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big brother Vip”, Diola dhe Nita, krijuan një miqësi të fortë, por pas përfundimit, dyshja nuk është parë aspak nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Madje Diola e kishte hequr Nitën nga miqtë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se miqësia e tyre është krisur.

E ftuar së fundmi në “Shije Shtëpia”, Diola ka folur për këtë çështje duke konfirmuar se ato nuk janë më mikesha.

“E gjithë ideja është që brenda shtëpisë së BBV, për të gjithë ata që më njohin, e dinë shumë mirë që siç jam jashtë kam qënë edhe aty brenda. Dhe nëse është një personazh apo individ që nuk e njoh fare dhe ka probleme me shëndetin, kam bërë edhe rolin e nënës. Pash që ky investim emocional që unë dhashë aty brenda nuk u barazua me pjesën përjashta. Pashë një energji totalisht ndryshe dhe pak e zgjënjyer. Pra kur unë investohem dhe nuk marr diçka mbrapsht, më mirë të vë vizën”, tha Diola.