Majku dhe TELENOVELA e tij e lidhjeve! Reperi kapet mat krah vajzës së politikanit (VIDEO) - AlpeGossip
Majku dhe TELENOVELA e tij e lidhjeve! Reperi kapet mat krah vajzës së politikanit (VIDEO)

Majku dhe TELENOVELA e tij e lidhjeve! Reperi kapet mat krah vajzës së politikanit (VIDEO)

“Telenovela Majk”, shumë e ndjekur nga mediat, duket se arriti në një pikë kulmore. Kohëve të fundit, 27-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.

Vitin e kaluar Kastriot Rexha u kthye në protagonist për historine me ish-partneren Majlinda Zeka. As ardhja në jetë e fëmijës, nuk arriti të rikthejë bashkë Majkun me fansen që kish lënë shtatzënë.

Edhe pas lindjes së vogëlushit në Maj, raportet vijuan të ishin plot tension. Një postim i Majlindës që dukej qartë se i dedikohej Majkut ku e akuzonte ish-partnerin se e kishte shmangur dhe djalin të cilin ajo e mbante në krahë.

Dy muaj pas ardhjes në jetë të të birit, Majk përmbysi gjithçka ishte thënë për të dhe postoi foton e parë si baba krenar i vogëlushit Roan.

I vogli, ia doli të sillte paqen mes prindërve. Edhe pse të ndarë, tashmë duket se gjakrat mes tyre janë qetësuar për hir të fëmijës, për të cilin kujdesen të dy.

Por, në dhjetor, episode të reja rinisën me një protagoniste tjetër. Melita Nushi, vajza e cila u fotografua në krah të Majkut, nuk ishte një emer i panjohur për median. Ajo ka një blog me mbi 20 mijë ndjekës në Instagram dhe është vajza e politikanit Muhedin Nushi.

Ndërsa mediat përflasin ndarjen dhe akuzojnë Majkun si të paqëndrueshëm në dashuri, duket se Melita, ia ka dalë të rrëmbejë zemrën e këngëtarit. Ata jo vetëm nuk janë ndarë por tashmë, ai e merr me vete edhe në eventet publike. “Jo vetëm modë” ia ka dalë të sjellë pamje ekskluzive të Majk me Melita Nushin në një nga klabet e Tiranës.

Megjithatë, çfarëdo të shikojnë apo të përpiqen të kuptojnë të tjerët, Majku s’ka ndërmend të nxjerrë fjalë nga goja. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, ai kërkon të mos pyetet për këtë temë./tvklan.al