“E KAM SHUMË PËRZEMËR…”/ Oriola Marashi i përgjigjet Noizyt – AlpeGossip
“E KAM SHUMË PËRZEMËR…”/ Oriola Marashi i përgjigjet Noizyt

“E KAM SHUMË PËRZEMËR…”/ Oriola Marashi i përgjigjet Noizyt

I ftuar në “Why Not” Noizy shprehu një vlerësim të madh për Oriola Marashin.

“Bisha. Unë Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun do ishte shoku im më i ngushtë. Është gocë fantastike, zemrën që ka Oriola nuk ka asnjë vajzë tjetër deri më sot. Është shumë e shoqërueshme, e ke për çdo gjë, për çdo problem, për çdo hall mund ta marrësh në telefon, të bisedosh me të, është gocë fantastike. Me Oriolën kemi ndenjur disa vite non stop, grumbull, në studio, nëpër shtëpia, udhëtonim bashkë, është si çun, është gallatë, gango. Është modelja më e mirë që ka pasur Shqiptaria ndonjëherë, madje ka kontrata të frikshme me “Guess”, brand ndërkombëtar dhe e përgëzoj shumë se e meriton çdo sukses që ka arritur”, tha ai.

Kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar Oriolës, e cila e ka publikuar në rrjete sociale. Ajo e ka cilësuar Noizyn si më të mirin e të mirëve.

“Ke qenë gjithë një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj. Më i miri i të mirëve”, ka shkruar Oriola.