E GJETËM! Ja 3 kombinimet e ngjyrave më të papara për këtë verë (FOTO) – AlpeGossip
E GJETËM! Ja 3 kombinimet e ngjyrave më të papara për këtë verë (FOTO)

E GJETËM! Ja 3 kombinimet e ngjyrave më të papara për këtë verë (FOTO)

Vera e 2018-s vjen plot ngjyra dhe askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj tyre. Edhe ata persona që betohen se do t’i qëndrojnë besnik të zezës, sërish do të tundohen kur të shohin kombinimet më të papara të ngjyrave për këtë verë.

Këtë vit nuk ka një ngjyrë të caktuar që të jetë trend i verës. Nga lejlaja te portokallia apo e gjelbra e barit, ka një mori zgjedhjesh për ngjyrat e vitit 2018. Dhe duke pasur kaq shumë ngjyra, ka dhe shumë kombinime të përkryera që mund t’i shihni më poshtë:

Kafja dhe Bezha
Ky njihet si kombinimi më i kushtueshëm i ngjyrave të vitit 2018. Kafja është një ngjyrë që shumë e kanë frikë, megjithatë një T-shirt në ngjyrë kafe apo kuletë duket shumë elegante nëse kombinohet me pjesën tjetër të veshjes apo aksesorëve në ngjyrë bezhë të lehtë.

Roza dhe E verdha
Roza dhe e verdha bëjnë kombinimin e ngjyrave më të pashmangshëm këtë verë dhe kjo funksionon me çdo nuancë, nga e verdha limoni në të verdhën e artë dhe nga roza e lehtë te ciklamini.

Portokallia dhe E gjelbra
Mund të duket pak e frikshme por nëse i shton pak nuancë portokallie, ngjyrës së vitit, të gjelbrës, atëherë kombinimi do të jetë perfekt. Nuk ka rëndësi nëse vishni një fustan të gjelbër apo pantallona dhe bluzë, shtimi i një aksesori në ngjyrë portokalli, si syzet apo këpucët, do ta bëjë veshjen tuaj të duket shumë e freskët.

 

 

Burimi: Whowhatwear.co