Që nga momenti kur bënë publike lidhjen e tyre, moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun.
Dyshja e kanë provuar publikisht dashurinë që ekziston mes tyre dhe nuk mungojnë herë-herë dedikimet e ëmbla. Mëngjesin e sotëm Klea është zgjuar duke lexuar fjalët më të bukura. Ajo ka gjetur një letër të shkruar nga Egliti dhe na i bëri sytë zemra.
“Mirëmëngjes dashni, të dua çdo ditë e më shumë, të kam gjithçka”, ka shkruar ai. Klea ka publikuar një foto të letrës në Instastory dhe e ka shoqëruar me disa fjalë të ëmbla për partnerin: “Jeta ime, drita ime”.