KOMPOZITORJA NUK DORËZOHET/ Diana Ziu: Kënga ime do të futet në festival se do populli! – AlpeGossip
KOMPOZITORJA NUK DORËZOHET/ Diana Ziu: Kënga ime do të futet në festival se do populli!

KOMPOZITORJA NUK DORËZOHET/ Diana Ziu: Kënga ime do të futet në festival se do populli!

Këtë vit, drejtimi artistik i Festivalit të Këngës nga Vera Grabocka shkaktoi një gjullurdi masive. Diana Ziu dhe Vangjel Toçe i dërguan një letër të hapur regjizores ku në thelb, e pyesnin pse s’u pranua kënga e tyre. Kujtim Prodani gjithashtu do të dijë pse s’u pranua, ndërsa pjesëmarrës të tjerë s’e kuptojnë pse i ka penalizuar fabula e këngës, që sulmon haptazi shtetin.

Diana Ziu ishte sot e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në pesë,” ku u shpreh më e bindur se kurrë se kënga e kompozuar nga ajo do të hyjë medoemos në festival.

“Marko Strazimiri do të futet në festival, sepse do populli! Janë 40 mijë klikime. Do futet. Festivali do të fillojë nga fillimi. Të bëjnë çfarë të duan. Do të futet se s’bën. Është populli. Populli do të vendosë, nuk do të vendosë më juria. Juria të japë dorëheqjen që tani që po flas unë me ty. Vera Grabocka të shkojë në shtëpi, Zhani Ciko të shkojë në shtëpi, se më janë ngritur nervat dhe ky djalë të shkojë të fitojë!” tha ajo, ndërprerë disa herë nga duartrokitjet e publikut, që për çudi qenka i interesuar për Festivalin e Këngës.

Kënga në fjalë, titullohet “Mos” dhe performohet nga Marko Strazimiri. Ai dha një intervistë pak ditë më parë ku u shpreh i zhgënjyer për refuzimin.

“Kënga u punua shumë thjesht, u dorëzua në kohë siç ishte kërkuar dhe po prisnim përgjigjen në ishte pranuar apo jo. Duke pritur me ankth, morëm vesh se ishte refuzuar. Në atë moment, nisi revolta jonë. Unë personalisht me Vera Grabockën nuk kam pasur një bisedë konkrete dhe shpresoj që ta shohë këtë intervistë e të dëgjojë gjithë fjalët që jam duke thënë e t’i marrë në konsideratë,” tha Strazimiri.