NA SUPRIZOI/ Nëna e Gjikos sapo postoi foton e Elitës me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
NA SUPRIZOI/ Nëna e Gjikos sapo postoi foton e Elitës me barkun e rrumbullakosur

NA SUPRIZOI/ Nëna e Gjikos sapo postoi foton e Elitës me barkun e rrumbullakosur

Prej ditës së sotme, duket se moderatorja Elita Rudi nuk ka ndërmend t’i fshihet më syve kureshtarë në rrjetet sociale që mezi prisnin një foto që dëshmonte shtatzëninë e saj.

Ditën e sotme, me publikimin e këngës së re të bashkëshortit të saj Gjikos, Elita konfirmoi më më fund dhe faktin që ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ajo ishte protagoniste në klipin e këngës “Distanca” dhe në sekuencën e fundit, moderatorja shihet në shtrat me Gjikon dhe tregon qartazi barkun e rrumbullakosur.

Dhe si të mos mjaftonte ky super konfirmim, vjehrra e saj, Lirije Gjikolli i ka surprizuar të gjitë sot, duke postuar një foto të Elitës shtatzënë.

Në foton tepër të ëmbël, shkrepur gjatë një feste familjare, Elita shihet e veshur tepër elegante me një fustan të gjatë të artë, ndërkohë që e ëma e Gjikos i ka vendosur dorën mbi bark.