Erjona Sulejmani thumbon publikisht ish-bashkëshortin: Ishte shumë i lodhur... - AlpeGossip
Erjona Sulejmani thumbon publikisht ish-bashkëshortin: Ishte shumë i lodhur…

Erjona Sulejmani thumbon publikisht ish-bashkëshortin: Ishte shumë i lodhur…

Modelja e njohur Erjona Sulejmani ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e emisionit sportiv në “RTSH” ku komentoi ndeshjet që po luhen në Kampionatin Botëror. Dje u mbajt ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës, ku pjesë e kësaj të fundit janë edhe 3 shqiptarë. Ndërmjet tyre është edhe futbollisti i njohur Blerim Xhemajli, i cili ka qenë i martuar me Erjonën.

Duke komentuar ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës Erjonës i është dashur që për herë të parë të komentojë edhe performancën e ish-bashkëshortit të saj. Me komentin e saj modelja e njohur e ka injoruar Blerimin duke mos ia përmendur fare emrin dhe madje e ka thumbuar për paraqitjen e tij në fushë.

“Numri 15 (Xhemaili) m’u duk pak i lodhur në fushë. Sigurisht ai arriti të marrë një barazim me vlerë, por gjithsesi shumë i lodhur ishte”, tha Erjona.

Kujtojmë që Erjona dhe Blerimi janë ndarë pak kohë më parë dhe ata janë prindër të një djali.