Kjo është Chiara Ferragni pothuajse në muajin e pestë të shtatzënisë (19 javëshe). Siç mund ta shihni, barku i rrumbullakosur i blogeres vështirë se dallohet ndaj jo pak njerëz i shkruajnë se ajo nuk duket si shtatzënë.
Fotoja e Chiara-s shërben si provë që trupat e grave janë ndryshe dhe si të tillë, reagojnë ndryshe në një proces siç është shtatzënia. Për një ide më të qartë rreth të vërtetës së barkut të shtatënisë, në vijim gjeni një përmbledhje informacionesh referuar Healthline dhe Mom Junction.
Kur bëhet fjalë për barkun e shtatzënisë, nuk është se mungojnë historitë e grave të tjera që priren t’u tregojnë eksperiencën e tyre ose ta krahasojnë trupin e tyre me të tjerat. Megjithatë, shumica e informacioneve të shtimit në peshë gjatë shtatzënisë nuk janë të vërteta.
Shtimi i peshës gjatë shtatzënisë ndryshon. Mjekët përgjithësisht këshillojnë një mesatare që vëshgohet çdo muaj, por kilogramët ndryshojnë. Nëse një grua është nënpeshë, do të këshillohet të shtojë më shumë se një grua mbipeshë.
Ekziston një përrallë e vjetër e grave që pretendon se mënyra si duket barku, tregon gjininë e foshnjës. Nëse pritet djalë, barku do të jetë më i ulët dhe i zhvendosur përpara, ndërsa nëse pritet vajzë, barku do të jetë më i lartë. Në të vërteta, mënyra se si duket barku nuk ka asnjë lidhje me seksin e bebes. Ajo që bën një ndryshim është se sa të tonifikuar kanë qenë muskujt e barkut para shtatzënisë si edhe gjatësia. Gratë e gjata kanë bust më të gjatë që i jep më shumë hapësirë foshnjës që të rritet. Pra, famija rritet lart. Nga ana tjetër, gratë më të shkurtra kanë më pak hapësirë dhe barku do të rritet më së tepërmi horizontalisht.
Koha kur fillon edhe duket barku ndryshon nga njëra grua në tjetrën. Zakonisht bebi nuk është aq i madh sa të duket në tremujorin e parë, por shumë grave u duket barku që në këtë periudhë nga uji i shtuar dhe fryrja.
Me fjalë të tjera, mënyra se si duket dhe koha kur shfaqet barku i shtatzënisë nuk janë njësoj te të gjitha gratë. Shtimi në peshë dhe forma e barkut ndryshojnë. Me rëndësi është kontrollimi i peshës së shtuar dhe kujdesi ndaj dietës ushqimore së kujdesshme. /Anabel