Disa prej moderatoreve shqiptare kanë guxuar në daljet e tyre televizive ku përveç takave ato janë shfaqur edhe sportive me atlete.
Ky është një trend i sjell vetëm vitin e fundit ku duket se komoditeti është priroriteti i parë per vajzat e ekranit e duhet thënë se veç të tjerash (kur zgjedhjet janë të mira) duken dhe mjaft trend.
AlpeGossip.al ju sjell disa prej tyre dhe vendosni ju nëse duken bukur me atlete dhe nëse do donit që moderatoret të jenë edhe sportive jo vetëm klasike.
Bora Zemani ka qënë ajo që pak ditë brenda muajit në transmetimin e programit të saj “Përputhen” ka dalë dy herë në transmetim me atlete dhe duket bukur, pasi dhe tipin e ka pak më shumë sportiv.
Alketa Vejsiu gjithashtu ka guxuar të dali në televizion me atlete dhe dukej këndshëm edhe pse ne ishim mësuar që gjithmonë ta shihnim me taka dhe fustane elegante.
Bieta Sulo dhe ajo ka guxuar me daljen e saj në transmetim me taka pak kohë më parë në emisinon “Ftesë në 5”.
Vite më parë ka tentuar edhe Albana Osmani dhe Fatma Methasni të dalin në transmetim me atlete.