NOAH I VOGËL HEDH HAPIN E PARË/ Fatma nuk mund të ishte më e lumtur se kaq dhe ndan momentet e ëmbla (FOTOT) – AlpeGossip
NOAH I VOGËL HEDH HAPIN E PARË/ Fatma nuk mund të ishte më e lumtur se kaq dhe ndan momentet e ëmbla (FOTOT)

NOAH I VOGËL HEDH HAPIN E PARË/ Fatma nuk mund të ishte më e lumtur se kaq dhe ndan momentet e ëmbla (FOTOT)

Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Dhe nuk ka kaluar as gjysma e vitit dhe vogëlushi ka hedhur hapat e tij të parë, nën mbikëqyrjen e mami Fatmës.

Në foton e publikuar sot nga moderatorja, shohim këmbët e vogla të Noah mbi ato të Fatmes, duke ecur zbathur në shtëpinë e tyre. Ajo madje e ka përjetësuar këtë moment përmes një tatuazhi!

Fatma e ka shoqëruar postimin me një emoji gjurmësh të vogla duke shprehur kështu lumturinë e madhe që Noah po mëson të ecë vetë!

View this post on Instagram

Noah… 👣

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on

Epo deri sa të shkëputet nga mami Fatma, ne do të jemi dëshmitarë të momenteve të tilla të ëmbla, që ta zbukurojnë ditën!

Pavarësisht lumturisë së pamasë që Noah i ka dhuruar prindërve të tij, Fatma ka treguar se në ditët e para të jetës së tij, ka qëndruar shumë netë të gjata pa gjumë.

Ajo qëndronte aq gjatë pa gjumë saqë edhe kur vogëlushi flinte, moderatorja e ruante duke qëndruar vetë pa gjumë nga meraku që kishte si një nënë e re.