Tre ditë më parë, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.
Moderatorja dhe aktorja solli në jetë një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Emi. Dyshja ka ndarë këto ditë momentet e ëmbla pranë vogëlushes, edhe pse janë kujdesur që mos ta zbulojnë portretin e saj.
Ndërsa së fundmi, Emi ka shkuar në shtëpinë e gjyshes, e cila e ka pritur me tollumbace dhe zbukurime. “Mirë se erdhe në shtëpi Emi”, shkruhet me rozë në mur. Mamaja e Jonidës është kujdesur të vendosë edhe krevatin e vogëlushes, që ajo të jetë sa më rehat kur viziton gjyshen.
Këto me siguri janë momentet më të bukura jo vetëm për çiftin e njohur, por për të gjithë familjen.