SI NJË NËNË E RE/ Dojna Mema na tregon një nga ‘telashet’ që përballet çdo ditë – AlpeGossip
SI NJË NËNË E RE/ Dojna Mema na tregon një nga ‘telashet’ që përballet çdo ditë

SI NJË NËNË E RE/ Dojna Mema na tregon një nga ‘telashet’ që përballet çdo ditë

Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.

Tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka postuar një moment pas lindjes me djalin e saj të porsalindur në krahë. Dojna ka zbuluar emrin e vogëlushit, Nolan Sata që erdhi në jetë në datë 20 gusht të këtij muaji.

E dihet se rritja e një fëmije nuk është edhe aq e lehtë. Ditën e sotme Dojna na ka treguar një prej ‘telasheve’ që përballet çdo ditë jo vetëm ajo, por të gjitha nënat e reja. Teksa ka postuar një foto të djalit të saj duke i ndërruar pelenat, moderatorja shkruan:

E ndërron, e lan… sa i vë pelenën bën prap k*kën. E heq për ta pastruar prapë, të bë ç*çin në fytyrë

E vetëm pak ditë pas lindjes së djalit të saj, duket se më në fund Dojna ka gjetur pak kohë për t’ja kushtuar vetes dhe partnerit të saj, Vlashentit, ku na kanë treguar se janë ‘arratisur’ për të dalë dhe ka postuar gjithashtu në Instagram një foto të saj. Kjo është fotoja e parë e moderatores që pas lindjes së Nolan dhe mund të themi se duket më e bukur se kurrë më parë.