Blerim Destanin e surprizojnë për ditëlindje, por Noizy nuk e uron, ja çfarë i thotë (FOTO) - AlpeGossip
Blerim Destanin e surprizojnë për ditëlindje, por Noizy nuk e uron, ja çfarë i thotë (FOTO)

Blerim Destanin e surprizojnë për ditëlindje, por Noizy nuk e uron, ja çfarë i thotë (FOTO)

Gëzuar Ditëlindjen Blerim, të paktën Noizy nuk të kujtoi 31 Majin, datën e duelit!

Blerim Destani është një nga aktorët më të mirë shqiptarë. Ai ka arritur suksese të mëdha në botën e kinematografisë jashtë kufijve shqiptarë ku ka marrë pjesë në shumë filma të njohur. Ndodh shpesh që Blerimin ta shohim nëpër lajmet e mediave rozë, kjo kryesisht prej miqësisë me emrat e njohur për publikun shqiptare, veçanërisht Noizyn.

Për Blerimin 12 prilli është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen dhe gjatë xhirimeve në Munich, stafi i tij i ka bërë një surprizë për ditëlindje.
Këtë surprizë ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram dhe menjëherë kanë nisur urimet për ditëlindje, ku nuk munguan edhe urimet nga këngëtarët e njohur shqitparë si Mc Kresha, Genc Prelvukaj dhe reperi gjerman Kmn Zuna.

Nëse prisnit edhe një urim nga Noizy, ju duhet të prisni akoma sepse reperi nuk e ka uruar në komente, mirëpo i ka bërë një kompliment duke e quajtur “çun king” ku ka shkruar edhe disa emoji.