“NJË KËNGË ZEMRE…”/ Capital T zbulon projektin e radhës dhe ja kujt ka zgjedhur t’ia dedikojë (FOTO) – AlpeGossip
“NJË KËNGË ZEMRE…”/ Capital T zbulon projektin e radhës dhe ja kujt ka zgjedhur t’ia dedikojë (FOTO)

“NJË KËNGË ZEMRE…”/ Capital T zbulon projektin e radhës dhe ja kujt ka zgjedhur t’ia dedikojë (FOTO)

Capital T ka qenë një nga artistët më aktivë në muzikë kohët e fundit. Ai publikoi para disa kohësh disa prej këngëve nga albumi i tij “Skulpturë”, derisa vendosi ta nxirrte të plotë në fillim të këtij muaji.

Në po të njëjtën datë ai publikoi këngën “Bisha” në bashkëpunim me Vig Poppën. Por mesa duket këngëtari nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, sepse ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë një tjetër projekt prej tij.

Kënga e re që ai pritet të publikojë duket se është shumë speciale për të, sepse do të jetë dedikim për njeriun e tij më të shtrenjtë. Capital T ka treguar se projekti do të mbajë titullin “Fjalët e nanës” dhe siç kuptohet lehtësisht do t’ja kushtojë të ëmës.

“’Fjalt e Nanës. Një prej këngëve të zemrës që ja kam kushtuar të shtrenjtës nanë. Video së shpejti”, ka shkruar Capital T shoqëruar me disa foto.