“Gjysma ime më e mirë, ti më jep siguri”/ Jul Dedën romantik mund ta njihni sot në ditëlindjen e gruas – AlpeGossip
“Gjysma ime më e mirë, ti më jep siguri”/ Jul Dedën romantik mund ta njihni sot në ditëlindjen e gruas

“Gjysma ime më e mirë, ti më jep siguri”/ Jul Dedën romantik mund ta njihni sot në ditëlindjen e gruas

Jemi mësuar shpesh që aktorët, sidomos ata të humorit, të mos e shfaqin anën e tyre “serioze” apo romantike pasi gjithnjë në sytë e publikut pëlqejnë të mbesin brenda kuadrit të personazhit që ata kanë krijuar gjatë gjithë viteve të karrierës.

Megjithatë, në raste të veçanta, na pëlqen shumë të dimë se si ata ndihen dhe shprehen me personat më të dashur. Sot, në ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Jul Deda na e dha kënaqsinë ta njohim se si ai është me fjalët e ngrohta.

Teksa së bashku me familjen kanë shkuar në një udhëtim në Romë me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij, në një foto të shkrepur të dy, Juli shkruan: “Ti më jep siguri, ti je gjysma jonë më e mirë. Ti je, thjesht ti. Gëzuar ditëlindjen zemër. U befsh 100 vjeç!” – ka përfunduar ai.

Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet pozitive nga fnasat e Julit të cilët kanë marrë shkasë të urojnë bashkëshorten e tij.