GODET SËRISH/Hekuran Krasniqi dhe grupi Fisnikët, sjellin hitin e ri… (Video) – AlpeGossip
GODET SËRISH/Hekuran Krasniqi dhe grupi Fisnikët, sjellin hitin e ri… (Video)

GODET SËRISH/Hekuran Krasniqi dhe grupi Fisnikët, sjellin hitin e ri… (Video)

Këngëtari i famshëm shqiptar Hekuran Krasniqi ka sjellë bashkëpunimin e rradhës me grupin Fisnikët. Kënga titullohet “Shqiptare”.

Pavarësisht se ka shumë kohë në tregun muzikor shqiptar sapo i përmendin emrin ju me siguri ju vjen ndërmen hiti “Ajo më mbyti”, që Hekuran Krasniqi solli në bashkëpunim me grupin Fisnikët.

Mirëpo suksesi i këngëtarit ka vazhduar me publikimin e këngëve të tjera dhe së fundmi vjen sërish me një bashkëpunim me grupin Fisnikët. Kënga e re titullohet “Shqiptare’, dhe pritet të jetë hiti i radhës që do të pushtojë tregun muzikor. Kënga e sapolancuar flet për lartësimin e figurës së femrës shqiptare, vlerave virtuteve dhe bukurisë së saj. Për tekstin është kujdesur Agim Gerguri, dhe muzika dhe orkestrimi si gjithmonë i është besuar vetë Krasniqit.