Klajda Gjosha pak ditë më parë ka martuar motrën e vetme, Elis. Dasma elegante është zhvillur në njërin prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, në Kalanë e Lëkursit, prej nga ku mund të shijohet një perëndim i mrekullueshëm i detit në kaltërsinë eDetit Jon!
Ish ministrja e Integrimit, Gjosha, kishte zgjedhur të vishte një fustan të kuq që e tregonte tejet sharmante!
Po aq bukur duket në foton e postuar prej saj edhe familja e Klajdës, djali Luis, bashkëshorti Adrian dhe prindërit e saj!
Ndërsa për nusen, fjalët do të ishin të varfra! Cifti i ri duket vërtet kaq bukur! Fotot që ju sjellim dëshmojnë më së miri gjithcka!