Elvisi i “Përputhen” ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory. Një ndër ta e ka pyetur se kur do të dalë në takim me Ana Kaurin.
Konkurrenti ka shkruar se Ana duhet të heqë dorë nga iluzioni se është “perëndeshë”, atëherë ndoshta dhe mund të dalin. Ai ka shtuar se nuk ka asnjë hatërmbetje apo mllef ndaj saj.
“Ndoshta kur Ana të heqë dorë nga iluzioni që është perëndeshë. Ndoshta. Përveç kësaj, unë ndaj Anës nuk kam as hatërmbetje, as mllef. Ndjesi të cilat Ana i ha për mëngjes, në vend të cornflakes”, ka replikuar Elvisi.