”Replikat” e Veliajt me Ermal Mamaqin për biçikletat… ta kenë seriozisht? (FOTO) – AlpeGossip
”Replikat” e Veliajt me Ermal Mamaqin për biçikletat… ta kenë seriozisht? (FOTO)

”Replikat” e Veliajt me Ermal Mamaqin për biçikletat… ta kenë seriozisht? (FOTO)

Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët më komik të showbizit shqiptar, padyshim kjo gjë ka bërë që Mamaqi, të jetë një ndër personat më të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh herë moderatorti është bërë protagonist kryesor me komentet e tij pikante që bën në fotot e VIP-ve shqiptar. Komente që shpesh herë na kanë shkrirë gazit.

Por ditën e sotme, protagonist kryesor në foton e postuar nga Ermal Mamaqi në rrjetin social Instagram, është bërë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

E dini pse? Siç e thash edhe më lart Ermali ditën e sotme postoi në Instagram një foto mjaft interesante, ku shfaqej sipër një motori dhe si dixhiturë të fotos shkruante, “Kush e do një xhiro”.

Veliaj vazhdimisht u bën thirrje qytetarëve të Tiranës se për të shpëtuar nga ndotja dhe trafiku i tepërt, duhet të përdorin biçikletat, siç duket këtë vërejtje ja ka bërë edhe Mamaqit me humor.

“Është koha e biçikletave”, i ka shkruar kryetari i bashkisë së Tiranës , duke e shoqëruar më emoji duke qeshur.

Menjëherë pas këtij komenti ka ardhur edhe reagimi i Mamaqit, i cili ia ka kther po me humor duke i shkruar, “Po çke o burr se nuk ta shkeli njeri korsinë e biçikletave”.