Rrëfehet Enca: Kënga është histori personale, kujt ja ka djegur vilën? – AlpeGossip
Rrëfehet Enca: Kënga është histori personale, kujt ja ka djegur vilën?

Rrëfehet Enca: Kënga është histori personale, kujt ja ka djegur vilën?

Kënga “Dua” e Encës bëri bujë kur u publikua pak ditë më parë, theu rekord me klikime dhe pati shumë kritika për shkak të skenave erotike në klip dhe tematikës së këngës që flet për një tradhti bashkëshortore, kur Enca në klip luan rolin e personit të tretë.

Në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka treguar se duke qenë që tekstin e ka shkruar vetë, kënga ka një pikënisje personale.

“Normalisht duke qenë që këngën e kam shkruar vetë, kam pasur një pikënisje personale emocionale. Nuk ka qenë aq tragjike sa në video sepse normalisht për krijimin e një minifilmi do na duheshin detaje më tragjikë. Nuk kam kaluar deri aty. Ka disa detaje të vërteta nga historia, si për shembull djegia e vilës. Përveç kësaj asgjë tjetër nuk është shumë personale e imja”, u shpreh Enca.

Më pas këngëtarja tregoi se gjatë xhirimeve, një pjesëtar i stafit e ka gjuajtur dhe aty ka lindur ideja për frazën ‘Ku ku ai është i martum’.

“Kur kam filluar të shkruaj këngën, pjesa ‘Ku ku ai është i martum’, pikërisht ato ditë një nga personat që isha duke punuar po më gjuante dhe ky ishte pikënisja për atë pjesë të tekstit.