Greta Koçi “gabon” me klipin e ri, kopjon atë të këngëtares nga Kosova (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Greta Koçi “gabon” me klipin e ri, kopjon atë të këngëtares nga Kosova (FOTO+VIDEO)

Greta Koçi “gabon” me klipin e ri, kopjon atë të këngëtares nga Kosova (FOTO+VIDEO)

Vetëm 4 ditë më parë Greta Koçi publikoi këngën më të fundit, “Ku gabuam”. Pavarësisht se pranë Shën Valentinit, kënga e saj fliste për ndarjen.

Por Greta duket se nuk ka gabuar vetëm në dashuri, por ka gabuar edhe klipin e këngës.

“Iconstyle.al” bëri krahasimin me videoklipit të këngës së saj të publikuar më 12 shkurt dhe atij të këngëtares nga Kosova, Lauresha Ramadani, i prezantuar më 25 gusht të 2017-s.

Ajo që i bën kaq të ngjashme dy klipet mbi të gjitha është: vendi.

Regjisorët e secilës këngën kanë vendosur që videoklipi të realizohet në Bunk’Art 1, që ndodhet në zonën pranë Teleferikut.

Greta dhe Lauresha pozojnë në korridoret e bunkerit atomik, të diktatorit Enver Hoxha.

Detaji tjetër, që i bën kaq të ngjashme dy videot, janë dritat dhe projektimet e ngjyrave në sfondin kur kërcejnë dy këngëtaret.

 

Ndërsa Greta Koçi zgjodhi që të ishte e vetme në klip, Lauresha Ramadani shoqërohet edhe disa balerina.

Xhirimet e të dyja klipeve janë realizuar jashtë dhomave, ku ndodhen sende me vlerë historike apo ekspozohen video dhe fotografi.

 

Kënga e Lauretës i kushtohet dashurisë dhe ritmit, të cilin e përcolli edhe përmes atmosferës në video.

Në asnjë prej klipet nuk ndodhet një mashkull, ndërsa pjesa kur këngëtaret kërcejnë nën efektin e dritave i bënë dy videot edhe më të ngjashme.