Gazetarja shqiptare tregon historinë e dhimbshme të së motrës: Nuk di ç’tju them për këtë eksperiencë… – AlpeGossip
Gazetarja shqiptare tregon historinë e dhimbshme të së motrës: Nuk di ç’tju them për këtë eksperiencë…

Gazetarja shqiptare tregon historinë e dhimbshme të së motrës: Nuk di ç’tju them për këtë eksperiencë…

Moderatorja Aulona Musta është ndër personazhet publikë më të komentuar në showbizin shqiptar.

E njohur për natyrën e saj pa komplekse, Aulona ndan shumë nga aktiviteti i saj i përditshëm me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale. Por së fundmi ajo ka treguar një histori të një prej familjarëve të saj. Bëhet fjalë për motren e moderatores, e cila ka hasur shumë probleme për shkak të disa ndërhyrjeve në hundë.

“Gjatë periudhës së adoleshencës motra ime kishte shumë kompleks hundën, si pasojë e një harku në pjesën e sipërme, nuk ndihej mire me të, nuk e pëlqente, shto këtu dhe ngacmimet dhe shakatë e miqve të saj, ndikonin shumë negativisht në perceptimin dhe mendimin që ajo kishte për veten dhe pamjen e jashtme. Prandaj në moshen 19 vjeçare vendosi të bënte një ndërhyrje për ta rregulluar ate që ajo e shikonte si difekt dhe e shqetësonte shumë në pamjen e saj, hundën. Nuk di ç’t’ju them për atë eksperiencë…përveçëse ishte një ndërhyje horror, me mpirje lokale, ku motra gjatë gjithë operacionit kishte ndjerë gjithçka.”- tregon Aulona.