SHPATI DHE SELVIJA MARTOHEN NË FSHEHTËSI/ Dalin FOTOT e para nga ceremonia private – AlpeGossip
SHPATI DHE SELVIJA MARTOHEN NË FSHEHTËSI/ Dalin FOTOT e para nga ceremonia private

SHPATI DHE SELVIJA MARTOHEN NË FSHEHTËSI/ Dalin FOTOT e para nga ceremonia private

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë.

Mesa duket çifti janë martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni shumë private. Dyshja kanë ndarë imazhet e para nga ceremonia, ku duken mjaft të lumtur së bashku, madje këngëtari ka bërë të ditur se partnerja e tij tanimë ka ndryshuar mbiemrin dhe ka marrë atë të Shpatit.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël.

 
Në muajin janar të këtij viti Shpati dhe Selvija shkëmbyen unazat e fejesës duke paralajmëruar një dasmë, e cila u shty përshkak të pandemisë.

Selvija u pa para pak ditësh në repartin e gjinekologjisë dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziente nga dyshimet se është në pritje të ëmbël. S’vonoi shumë dhe ajo reagoi në lidhje me këto lajme dhe tha ekskluzivisht për “Iconstyle.al” se në repartin e gjinekologjisë ka qenë për një kontroll rutinë. Ajo i ka hedhur poshtë këto aludime duke shtuar se për momentin nuk shtatzënë, por dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit.

Kujtojmë se para pak ditësh, partnerja e këngëtarit ishte e ftuar përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”,  në të cilin foli në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit. Selvija tha se ajo e agjëron prej kohësh, por këtë vit ishte disi më i veçantë për të. Ajo tregoi se ishte hera e parë që mbajti Ramazan në shtëpinë e partnerit të saj.

“Ka qenë pak më e vështirë, sepse është viti i parë që agjëroj larg familjes”, u shpreh Selvija.

E pyetur nga Bieta se për kë shkuan lutjet e saj në këtë muaj të shenjtë, Selvija nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.

“Unë jam e përgjithshme në lutje, bëj lutje për të gjithë ata që më duan, dëshiroj që t’ju japë zoti 100-fish më shumë. Por lutjen që të kemi një fëmijë e kam lutje primare nëse do Zoti”, tha Jao.