E PAPRITUR/ Atdheu dhe Sindi nuk marrin pjesë në “Përputhen”, zbulohet arsyeja (FOTO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Atdheu dhe Sindi nuk marrin pjesë në “Përputhen”, zbulohet arsyeja (FOTO)

E PAPRITUR/ Atdheu dhe Sindi nuk marrin pjesë në “Përputhen”, zbulohet arsyeja (FOTO)

Atdheu dhe Sindi nuk janë sot në “Për’Puthen”. Në hyrje të emisionit, moderatorja Bora Zemani tha se Atdheu mungon për shkak se është infektuar me COVID.

“Atdheu nuk do të jetë në ditët në vijim sepse është infektuar me COVID, ne i urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet sa më shpejt në studio”, tha Bora.

Ndërsa Sindi nuk është e pranishme, pasi një i afërmi i saj ndërroi jetë. Ajo ka humbur gjyshin dhe lajmin e ka bërë të ditur me një postim në Instastory.

“Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit e dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur…do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar konkurrentja.