Harrojeni “Mirëmëngjes dashni”/ Hiti i ri i Artjolës dhe Brunos thuhet se do të jetë kënga fituese (FOTO) – AlpeGossip
Harrojeni “Mirëmëngjes dashni”/ Hiti i ri i Artjolës dhe Brunos thuhet se do të jetë kënga fituese (FOTO)

Harrojeni “Mirëmëngjes dashni”/ Hiti i ri i Artjolës dhe Brunos thuhet se do të jetë kënga fituese (FOTO)

Ata konkurruan bashkë në festivalin “Kënga Magjike” të 2016-s, duke dëshmuar se ndërthurja e muzikës popullore me atë pop nxjerr një super-hit.

Tashmë dy vite më pas, Artjola Toska dhe Bruno vendosën që të bashkëpunonin sërish, pas suksesit të këngës “Mirëmëngjes dashni”.

Kjo e fundit u dëgjua nga momenti i publikimit në të gjithë klubet e natës, festat e ndryshme dhe u kthye në dedikimin perfekt për personin e zemrës.

Këtë vit dyshja konkurron me këngën “Digjem”, me tekst dhe muzikë të Flori Mumajesit, ndërsa mund të mendoni se vjen si një mesazh i fshehtë i kantautorit. Teksti flet për ndarjen e një çifti, ndërsa një prej tyre vuan, tjetri nuk ka asnjë ndjenjë.

Vetëm pak orë pasi u publikua fansat shkruajnë se kjo këngë do të jetë fituesja e festivalit “Kënga Magjike”:

Kujtojmë se në 2016-n dyshja mori çmimin “Kënga hit” me “Mirëmëngjes dashni”.