“KAM QENË E MERAKOSUR”/ Einxhel thyen heshtjen, flet për Beatrix: Nuk e kam… – AlpeGossip
“KAM QENË E MERAKOSUR”/ Einxhel thyen heshtjen, flet për Beatrix: Nuk e kam…

“KAM QENË E MERAKOSUR”/ Einxhel thyen heshtjen, flet për Beatrix: Nuk e kam…

Ditën e sotme, Einxhel Shkira ka bashkë prezantuar me Isli Islamin emisionin “Wake Up” në Top Channel. Por në pjesën e fundit, moderatori i njohur i bëri një intervistë ish-banores së “Big Brother VIP”.

Einxhel tregoi se familja e ka pritur shumë mirë rikthimin e saj në shtëpi dhe se ishin të lumtur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ishin shumë të lumtur. Shumë njerëz më kanë pyetur për mamin, e kam gjetur më mirë se sa e lashë. Ka qenë shumë e lumtur për rrugëtimin tim aty brenda shtëpisë së BB VIP”, tha Shkira.

Moderatorja e njohur zbuloi gjithashtu se nuk ka qenë e vështirë përshtatja me rutinën e saj jashtë shtëpisë së BB VIP, pasi zgjodhi që të qëndronte me njerëz pozitiv.

“Përtej karakterit tim, natyrë e fortë. Nuk më pëlqen të më ik situata nga duart. Dalja dhe qëndrimi afër njerëzve të mi më të dashur, më ka bërë që të ndihem në një rreth pozitiv. Nuk e lashë veten të binte në mes të informacionit të madh. Nuk u izolova, pasi kam dalë në qendra tregtare, lokale dhe klub. Njerëzit me të cilët qëndrova ishte ajo që më ndihmoi psikologjikisht që t’i kthehesha rutinës time. Unë jam Einxhel që isha para se të hyja në BB VIP”, tha Einxhel.

Më pas Isli i përmendi Beatrix Ramosajn, e cila e ka pasur paksa të vështirë përshtatjen me botën jashtë. Moderatorja e njohur rrëfeu se ka komunikuar me këngëtaren, edhe pse ende nuk janë takuar.

“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike.

Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.