Kylie Jenner “shokon” fansat: Shfaqet me të dashurin e frikësuar dhe me të nxira në fytyrë (FOTO) – AlpeGossip
Kylie Jenner “shokon” fansat: Shfaqet me të dashurin e frikësuar dhe me të nxira në fytyrë (FOTO)

Kylie Jenner “shokon” fansat: Shfaqet me të dashurin e frikësuar dhe me të nxira në fytyrë (FOTO)

Kylie Jenner është shfaqur për herë të parë në publik që pas sjelljes në jetë të vajzës së saj, Stormi. Ajo ka udhëtuar drejt Miami-t për të shoqëruar të dashurin e saj, Travis Scott, në një koncert.

20-vjeçarja teksa po dilte nga hoteli është përpjekur të fshehë fytyrën dhe shfaqet me një të nxirë poshtë syrit të majtë.

Jo vetëm kaq, por Kylie u shfaq disi e frikësuar në publik dhe po mundohej që ta fshinte fytyrën e saj me një xhaketë.

Pavarësisht se u mundua ta fshinte shenjën e zezë fansat e saj i mbajtën sytë tek ajo dhe mbetën të shokuar. Pyetja që po i mundon të gjithë tashmë është se çfarë i ka ndodhur yllit të njohur të rrjeteve sociale?

Kylie Jenner ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur.