DITËLINDJE NË KUSHTE KARANTINE/ Personazhet shqiptarë që këtë vit festuan ndryshe (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DITËLINDJE NË KUSHTE KARANTINE/ Personazhet shqiptarë që këtë vit festuan ndryshe (FOTO+VIDEO)

DITËLINDJE NË KUSHTE KARANTINE/ Personazhet shqiptarë që këtë vit festuan ndryshe (FOTO+VIDEO)

Datëlindje në karantinë, sepse klubet, festat, drekat dhe darkat familjare janë shumë ‘mainstream’ (përgjithësuese me pak fjalë). Prandaj, disa nga personazhet e njohur u ndienë si “të përzgjedhurit” për të festuar ndryshe, në shtëpi, pranë njerëzve më të dashur të zemrës, duke marrë urime virtualisht nga miqtë nëpërmjet lidhjeve në rrjet. Një mënyrë organizimi kjo, që askush nuk do të mund ta imagjinonte më parë, madje Ermal Mamaqi, një nga protagonistët e këtij muaji, është emocionuar teksa nuk ka mundur të gëzojë krah prindërve në ditën e tij speciale.

Por, si shumë gjëra të tjera të rëndësishme që ndodh të mos i kemi në dorë, muaji mars i këtij viti solli edhe me shumë faktorë pozitivë me vete. Një datëlindje në kushte izolimi, natyrisht që do të mbahet mend gjatë, e me siguri i ka bërë djemtë e vajzat e ‘festës’ të kuptojnë dyfish rëndësinë e njerëzve të dashur të zemrës, familjes dhe ngrohtësisë që dhuron streha më e shtrenjtë, pikërisht shtëpia.

Fiori Dardha dhe Abel janë një nga dyshet fatlume nënë e bir, që datëlindjen e festojnë në të njejtin muaj. Fjalët që mami Fiori i dedikoi vogëlushit në ditën e tij speciale, ishin të mbushura me emocione , dashuri dhe mall, duke qenë se Abeli po qendron në shtëpinë e gjyshërve, për shkak se së ëmës i duhet të ketë kontakt çdo ditë me njerëzit për në punën në televizion.

Në të njejtën ditë me Abel, edhe Joni i Arbana Osmanit festoi ditën e tij speciale. Në rrjet, vëmendjen na e tërhoqi urimi i Arbanës për të preferuarin e saj, megjithatë jemi të sigurt se sëbashku, ata kanë përgatitur tortë, biskota, ëmbëlsira – tipiket e mami Arbanës, me pak fjalë.

Sia dhe Ermal Mamaqi, ishin dy të famshmit e muajit mars në shtëpinë e Amit dhe Ermalit. Ndryshe nga babi, i cili na i mbushi sytë me lot të gjithëve me rrëfimin për datëlindjen e tij, Sia festoi siç i ka hije: Tortë, biskota në formë arushësh, veshur me rozë plot shkëlqim, për ta merituar deri në fund titullin “vajza e datëlindjes”.

Mjaftoi një foto e Sarës, për të mësuar se Vjollca Hoxha festonte datëlindjen këtë muaj që po lëmë pas. Duke i kushtuar së ëmës kartolinën më të bukur, Sara u kujdes të përzgjidhte me kujdes çdo fjalë që ia dedikoi mamasë së saj. “Sot nga larg, por me zemrën gjithmonë tek ty”…

Nora Istrefi nuk preferoi të organizonte diçka ndryshe në shtëpi. Me shumë thjeshtësi, ajo pranoi urimet e fansave, por edhe të Robert Berishës, i cili nga karantina, ndonëse larg Norës, ndau në rrjet një video ku shihej duke kënduar në piano këngën e datëlindjes sëbashku me të voglën Renee.

Jonida Maliqi gjithashtu publikoi urime nga më të ndryshmet, si nga miq e të afërm, ashtu edhe nga fansat. Një tortë e përgatitur enkas për të, nga vajzat e saj të preferuara ishte detaji që bëri diferencën këtë herë për këngëtaren. Problemi i vetëm, që si gjithmonë Jonida e trajtoi plot humor, ishin prindërit, të cilët nuk po e uronin në ditën speciale, edhe pse orët po kalonin dalëngadalë…

Për Turjan Hyskon u kujdes vajza që i ka rrëmbyer zemrën. Përveç dedikimit romantik, tipik nga ato që të emocionojnë pafund, Orinda Huta bëri të mundur që miq e të afërm të Turit, të lidheshin në rrjet dhe të këndonin njëzëri këngën e datëlindjes.

Në profilin e Eneda Tarifës u postuan një sërë urimesh, dedikimesh e fjalësh të ngrohta nga ata të cilët e duan më së shumti këngëtaren. Dhuratë më të bukur se emocione të tilla, vështirë se gjen!

Fifi këtë vit, e mori vetë kupën e “dhuratës më të bukur” të datëlindjes. Ajo publikoi bashkëpunimin e ri me Remzie Osmanin, e ashtu si dhe vetë titulli i këngës, një mënyrë e tillë e të festuarit meriton me të drejtë të cilësohet si “Lezet”.

Ian, djali i Julka Gramos dhe Andy Gramm festoi datëlindjen e nëntë nën shoqërinë e familjes së tij. Julka u sigurua t’i dedikonte fjalë plot dashuri dhe krenari, ashtu sikurse në kuadër të surprizës speciale, kishte ngjitur në mur fotot e njerëzve më të dashur për Ian, që e kanë shoqëruar atë hap pas hapi. Një dhuratë, që ia mbushën sytë vogëlushit me lot gëzimi! /News31.al