RIVALITET ME ROZA LATIN? Rudina Dembacaj e thotë troç: Formati im nuk është i kopjuar…(VIDEO) – AlpeGossip
RIVALITET ME ROZA LATIN? Rudina Dembacaj e thotë troç: Formati im nuk është i kopjuar…(VIDEO)

RIVALITET ME ROZA LATIN? Rudina Dembacaj e thotë troç: Formati im nuk është i kopjuar…(VIDEO)

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

Aktorja dhe moderatorja e “Mos i fol shoferit” folur ndër të tjera edhe për ndryshimet e fundit që ka pësuar ky program. Rudina prej një sezoni është zhvendosur nga taksia në një studio në primetime mbrëmjen e së shtunës duke zgjeruar kështu edhe orarin e trasmetimit.

Aulona dhe Fatma e kanë pyetur nëse mes saj dhe Roza Latit ka rivalitet duke qenë se të dyja kanë programe të ndjekura në Ora News dhe për shkak se Rozës iu desh të kalonte ditën e dielë në trasmetim.

“Përkundrazi. Unë jam aktore ajo ka tjetër format, tjetër natyrë, tjetër target grup. Formatet nuk kanë ngjashmëri sepse nuk kam kopjuar askund. Formati im është orgijinal, pjellë e fantazisë sime eshkrimtares, kryeredaktorit dhe regjisorit tim.”,- është shprehur Rudina duke pohuar se kanë raport të mirë mes tyre.