“MOS U MERRNI ME MUA”/ Meriton Mjekiqi i jep fund “sherreve” me reperat shqiptarë – AlpeGossip
“MOS U MERRNI ME MUA”/ Meriton Mjekiqi i jep fund “sherreve” me reperat shqiptarë

“MOS U MERRNI ME MUA”/ Meriton Mjekiqi i jep fund “sherreve” me reperat shqiptarë

Për shkak të emisionit të tij “Gjoni Black Entertainment”, Meriton Mjekiqi është përfshirë disa here në debate të forta me reperë të njohur shqiptarë. Sherri më i bujshëm që ka bërë xhiron e mediave, është ai mes moderatorit, Noizy-t e Varrosit. E gjitha nisi pasi reperi Big Kik i bëri një diss Noizy-t në emision dhe ky i fundit ja ktheu me po të njëjtën monedhë dhe madje përfshiu në përplasjen virtuale edhe moderatorin e njohur.

Pas thumbave të njëpasnjëshëm në rrjete sociale, Noizy gjithashtu përmendi në këngën e re faktin që në emisionin e Meritonit, të gjithë mbajnë në gojë emrin e Noizy-t.

Dhe sa për emisionin, ju falenderoj. Në çdo episod Noizy-t t’u ia marrë në gojë.”- shprehej ai, fjali që ndezi edhe më tepër gjakrat.

Madje, lufta plasi edhe mes Meritonit e Varrosit, kur ky i fundit publikoi në rrjete sociale bisedat me ish-partneren e moderatorit. (Kliko)

Ndërkohë së fundmi Meritoni ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku ju ka kërkuar të gjithë reperave që të mos merren më me të, por të sqarojnë gjithë debatet që kanë me njëri-tjetrin. Ai ju kërkon që të mos e telefonojnë më, sepse në fund të fundit ai është thjesht moderator dhe çdo sherr që kanë reperët duhet ta sqarojnë vetë pa e përfshirë dhe atë në “lojë”.

“Jam duke parë jo Gjoni Black jo s’Gjoni Black… mos ma përmendni më emrin e emisionit tim, por kush ka probleme personale le të shkojnë e të merren me emra të përveçëm, me ata që kanë problem e që shahen. Se unë e kam krijuar emisionin dhe emrin Gjoni Black mos e përmendni se po i bien sikur kam unë problem. Kush shan le të shkojë e të merret me emër direkt. Emër mbiemër të vet, se prej Gjoni Black hanë e pinë shumë e shumë artistë. Se tek e fundit unë jam moderator, ideator edhe jam njeri prej atyre që gjithmonë jam munduar të rris nivelin e hip hopit dhe të showbizit. Problemet zgjidhini me emër e mbiemër tuaj, mos më merrni mua.

Nëse vazhdoni specifikoni unë si Meriton Mjekiqi tërhiqem dhe vazhdoj punën time vetë, se vetë kam krijuar gjithçka. Kështu që me mua mos të merret askush dhe të mos më bjerë njeri në telefon për muhabetet ca shani. Unë rri ku të dua dhe ha çfarë të dua, e kam krijuar rrethin tim, mua mos më telefononi për problemet tuaja, telefononi njëri-tjetrin dhe bëni çfarë të doni”, shprehet Meritoni.